Ilustrim Parada e krenarisë - Foto: Atdhe Mulla

Fatmir Limaj tregon a do të marrë pjesë në Paradën e Krenarisë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka premtuar pjesëmarrje në Paradën e Krenarisë.

Në DebatPernime, ai është pyetur nëse do të marrë pjesë në paradën për të drejtat e komunitetit LGBTI që do të mbahet më 10 tetor.

Ai tha se nuk e di nëse do të jetë aty, por që nuk e ka problem të jetë.

“Nuk e di a do të jem a jo. Për mua secili e bon zgjedhjen e lirë. Njerëzve duhet tu jepet mundësia për shprehjen e lirë. Unë hiq se kam telashe”, tha Limaj.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor. Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse. Të ftuar në debat janë: Fatmir Limaj– NISMA, Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA si dhe Fatmir Matoshi – AKR. Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.