Fatmir Limaj: Nisma e përkrahë shumicën e re

Kryetari i Nismës Social Demokrate të Kosovës, Fatmir Limaj e ka përkrahur krijimin e një shumice të re për krijimin e Qeverisë.

Këtë konfirmim, Limaj e dha në takimin që presidenti Hashim Thaçi është duke e mbajtur me partitë politike.

“Deputetët e parlamentit janë bashkuar rreth një mocioni për shkarkim, por vullneti i tyre është që mandati i deputetëve është për të vazhduar dhe për krijuar një qeveri të re”, Fatmir Limaj

Sipas tij, Nisma Social Demokrate është për krijimin e një shumicë të re.

“Ne si Nismë jemi të gatshëm për të ndihmuar për krijimin e një shumice të re”, Fatmir Limaj.

“Ne si parti kërkojmë që të vazhdohet të respektohet Kushtetua e Kosovës. Ne besojmë se këtu jemi duke u bazuar në nenin 95 dhe pesë paragrafët e saj”, tha në mes tjerash Limaj në takimin konsultativ të partive politike me presidentin Hashim Thaçi.