Fatmir Limaj dhe ekipi i tij sonte në #DebatPernime

Kandidati për Kryeministër i koalicionit Nisma, AKR, PD, Famir Limaj vjen sonte në DebatPernime.

Përballë Jeta Xharrës, Limaj, së bashku me 10 kolegë nga koalicioni, do të prezantojë programin e tij për zgjedhjet e 6 tetorit.

Limaj por edhe kolegët e tij do të përballen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë në lidhje me tema të ndryshme.

Ekipi i Limajt do të jetë i përbërë nga: Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA si dhe Fatmir Matoshi – AKR.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.