Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fatmir Gashi: AAK nuk ka kandidat për kryeministër

Kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Fatmir Gashi, në “Kallxo Pernime” ka treguar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje nuk ka kandidat për kryeministër.

Sipas tij, AAK po hyn në këto zgjedhje vetëm për president dhe listë të deputetëve.

“AAK ka konkurru me listë dhe kryetari ynë ka konkurruar për president të shtetit. Për kryeministër nuk kemi kandidat. Ne do të hyjmë në Qeveri me kë të mundemi të bëjmë koalicion”, tha Fatmir Gashi në “Kallxo Pernime”.

Gashi ka ironizuar me Mimoza Kusarin-Lilën, duke i thënë se “nuk keni nevojë me u tutë”.

“AAK nuk do të ketë kryeministër. Mos u tutni! Nuk ka konkurrencë Albin Kurti prej Aleancës. Për herë të parë është një kualitet i ri të zgjedhjeve, ku kemi edhe kandidat për president”, u shpreh Gashi.