Fati i zemrës - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për riorganizimin e disa klinikave në QKUK.

Të ftuar për të diskutuar për këtë temë janë: Artan Ahmeti, kardiolog, Florim Shefqeti, avokat dhe Fisnik Veliu, kardiolog invaziv.

Të ftuarit flasin se pse po e kundërshtojnë kardiologët invazivë bashkimin me Klinikën e Kardiologjisë?

Çfarë thotë kardiologu që punon në Klinikën e Kardiologjisë?

Si është praktika e spitaleve të zemrës në vendet e tjera?

Çfarë thotë avokati që po i përfaqëson kardiologët invazivë?

Sa do të ndikojë në performancën e mjekëve vendimi i ministrit Rifat Latifi për bashkimin e këtyre klinikave?

Çfarë vërejtje janë dhënë për mjekët që kanë folur publikisht për problemet brenda klinikave?