Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fatbardha Emini: Në Kosovë votohen njerëzit që janë të pranishëm në media

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fatbardha Emini, në “Kallxo Pernime” tha se sistemi zgjedhor në Kosovë krijon vështirësi për kandidatët për deputetë.

Sipas saj, në Kosovë zakonisht bëhen deputetë ata kandidatë që janë të pranishëm në media dhe jo ata që janë të pranishëm në terren.

“Kemi një sistem zgjedhor me një zonë. E keni parë që zakonisht votohen njerëzit që janë të pranishëm në media. Kjo ndodhë edhe me gratë. Më shumë marrin vota gratë që janë në studio, sesa ato që janë në terren. Ka deputetë që krejt fushatën e bëjnë në media dhe nuk e dinë hallin e asnjë qytetari”, tha Emini në “Kallxo Pernime”.

Sipas saj, kandidatët që vijnë nga komunat e vogla e kanë shumë të vështirë të bëhen deputetë.

“E di sa e vështirë është me marrë votën në terren, sepse unë jam në terren. Është shumë vështirë kur e ke një sistem zgjedhor me një zonë, e sidomos kur vjen nga komunat e vogla. Sepse tani duhesh me shëtit krejt Kosovën. E kemi parë që kur të bëhet buxheti, deputetët i shtojnë disa amendamente”, shtoi ajo.