Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Faqja e Kuvendit transmetoi aktivitetin e PDK-së, reagon Vjosa Osmani

Faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës në Facebook kishte transmetuar aktivitetin partiak të PDK-së në Podujevë dhe për këtë ka raguar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Osmani e ka vlerësuar këtë si shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës.

“Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga Sekretarit i Kuvendit që të ndërmarrë masa urgjente.

“Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit”, ka shkruar në fund ajo.