Familjet e fëmijëve shqiptarë në kampet e Sirisë kërkojnë kthimin e tyre

Familjarë të fëmijëve që kanë ngecur për më shumë se dy vite në Kampin e Kurdëve Al-Hol në Siri pas disfatës nga i ashtuquajturi Shteti Islamik u mblodhën në kryeqytetin e shqiptarë, Tiranë për të kërkuar kthimin e tyre.

 

Familjarët u mblodhën të hënën jashtë zyrës në Kryeministrit, ku bënin thirrje për hapa konkretë për kthimin e rreth 50 fëmijëve që ishin marrë nga prindërit e tyre t’i bashkoheshin Shtetit Islamik në Siri dhe Irak rreth gjashtë vite më parë dhe tani kanë ngecur në këto kampe.

Protestuesit mbanin foto të fëmijëve shqiptarë në kampet e Sirisë dhe pllakata ku i kërkonin qeverisë t’i kthente sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të mos i dënojë për gabimet e prindërve të tyre.

Ata gjithashtu lanë çanta të shkollës përballë zyrës së Kryeministrit si përkujtim që këta fëmijë nuk mundën të fillojnë shkollën këtë vit.

Në protestë ishin bashkuar edhe familjarë shqiptarë të fëmijëve nga Maqedonia e Veriut të cilët po ashtu kanë mbetur nëpër kampet e Sirisë.

Deri tani në Ballkan, Kosova ka kthyer 74 fëmijë dhe 32 gra nga Siria, Bosnja ka thyer 12 fëmijë dhe gjashtë gra, por shtete tjera nuk e kanë ndjekur këtë gjë. BalkanInsight