Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidët e Luftës Pajisen me Certifikata

 

Në një njoftim të saj Qeveria e Kosovës ka sqaruar që së shpejti do nisë lëshimin e certifikatave për dëshmorë dhe invalid. Procesi i cili nisë nga data 1 dhjetor 2017-të i hapë rrugë aplikimit për pensionet e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve

“Vërtetimet për Dëshmorë të Kombit dhe Invalidë të Luftës fillojnë të lëshohen që nga data 1 Dhjetor, me orar 9:00 – 12:00 dhe 13:00 – 15:00” ka sqaruar komunikata e qeverisë. E njëjta sqaron se për  vërtetime të Invalidëve kërkohen: Certifikata e Statusit (origjinal) dhe Certifikata e lindjes (origjinal). Ndërsa për vërtetime të Dëshmorëve kërkohen: Certifikata e Statusit (origjinal) dhe Certifikata e vdekjes (origjinal). Në njoftim theksohet se vërtetimet i hapin rrugë aplikimit të Invalidëve të Luftës për Komision Mjekësor, ku do të vlerësohet dhe rivlerësohet shkalla e invaliditetit, si dhe hapin rrugën e aplikimit për pension familjar të dëshmorëve.