Familjari i drejtohet Zemajt: Situatën e ke jashtë kontrollit, mos bëj foto të bukura vetëm për Facebook

Familjarë të të infektuarve apo të viktimave të COVID-19 kanë rrëfyer për KALLXO.com përvojat e tyre për kohën sa kanë qenë pranë të afërmve të tyre kur po trajtoheshin në spital.

Toton Pllana, nëna e të cilit ka qenë e shtrirë në Infektivë, thotë se situata në klinika është jashtë kontrollit.

I pyetur nga autorja e emisionit Jeta Xharra se çka do t’i thoshte ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në rast se do të kishte përballë, ai thotë se situatën e ka jashtë kontrollit.

Tutje ai kërkon që ministri Zemaj të mos bëjë vetëm foto të bukura për Facebook.

“Situatën e ke jashtë kontrollit shok. Mos shko vetëm me u fotografu me postu foto të bukura në Facebook. Shko këqyre taman qysh duhet, situatën e ke jashtë kontrolle”, shprehet Pllana.

Pllana ka humbur nënën e tij si pasojë e infektimit me coronavirus.