
Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim
Familjarët e gjejnë të vdekur 51-vjeçaren në Zhdredhë të Gjakovës
27.5.2023 - 14:56
Një grua është gjetur e vdekur nga familjarët e saj në fshatin Zhdredhë të Gjakovës.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Zhdredhë-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972. Në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore” – ka thënë zyrtari policor.
Është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.