Astrit Dehari | Foto: LVV

Familja Dehari nesër merr ekspertizën për vdekjen e Astrit Deharit

Familja e Astrit Deharit nesër në ora 10:00 pritet ta marrë raportin e Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore.

Për këtë ka njoftuar avokati i familjes, Tomë Gashi, i cili ka thënë se do ta shoqërojë familjen në Prokurorinë e Prizrenit.

“Nesër më 24.10.2019 në orën 10.00h në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë ligjore. Unë do te jem aty së bashku me prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi.

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, ka mbajtur një konferencë me datën 18 tetor së bashku me bashkëshorten e tij dhe të renë e tij si dhe me avokatin Tomë Gashi.

Kjo konferencë u mbajt pasi që një ditë më parë, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit tregoi se kanë pranuar ekspertizën për Astrit Deharin nga Instituti i Lozanës.

“Në sot kemi qenë në Prizren, pa ndonjë termin edhe pse kam kërkuar termin por Kryeprokurori i Prizrenit nuk më ka kthy përgjigje. Me të marrë lajmin se raporti ka përfunduar jam sugjeruar nga ekspertja e Institutit të Lozanës, që t’i drejtohem personit kontaktues të tyre për raportin këshilltares së Kryeprokurorit të Kosovës, Merita Gashit. Në telefon kur thirra, u lajmërua administratori dhe në mënyrë arrogante më tha se nuk e ka numrin. Brenda ditës Merita Gashi më shkruan dhe më thotë që për raportin, të drejtohem te Kryeprokurori i Prizrenit Admir Gashi, duke treguar më pas se e ka kryer këtë punë”, tha Avni Dehari në konferencë.

https://kallxo.com/lajm/familja-e-astrit-deharit-prokuroria-po-mundohet-ti-fsheh-provat-e-vrasjes-se-djalit-tone/