Foto: Ilustrim

Falsifikon dokumentet, arrestohet drejtori i një kompanie farmaceutike

Është arrestuar një person që mban pozitën e drejtorit të një kompanie farmaceutike, pasi dyshohet se duke përdorur dokumente të falsifikuara në aktivitetet e prokurimit në disa komuna dhe në SHSKUK ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik’’.

Ngjarja, sipas P:olicisw së Kosovës, ka ndodhur në komunën e Prishtinës gjatë ditës së djeshme, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.