Ilustrim

Falsifikoi leje qëndrimin e Gjermanisë, arrestohet i dyshuari

Një person është vënë nën pranga gjatë ditës së djeshme në Aeroportin “Adem Jashari” si i dyshuar për falsifikim të dokumentit.

I dyshuari, sipas raportit policor, dyshohet se ka falsifikuar leje qëndrimin e Gjermanisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.