Fakulteti i Edukimit nënshkruan 20 marrëveshje me disa institucione

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina ka nënshkruar 20 marrëveshje bashkëpunimi me institucionet edukativo-arsimore në Kosovë.

Sipas njoftimit të këtij Fakulteti, qëllimi i këtyre bashkëpunimeve është realizimi i hulumtimeve me synim ofrimin e një baze shkencore për përshtatjen e politikave arsimore me realitetin e shkollave.

Të ftuar në këtë ngjarje kanë qenë zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, prorektori për shkencë, Kurtesh Sherifi dhe drejtuesit e 20 shkollave dhe kopshteve në Kosovë.

Sipas njoftimit, Pupovci ka theksuar se një bashkëpunim i tillë i qëndrueshëm ndërinstitucional është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë në arsim.

Tutje është thënë se prorektori Kurtesh Sherifi ka treguar që granatet shkencore janë prioritet për Universitetin e Prishtinës dhe synojnë fuqizimin e mësimdhënies, financimin e projekteve të vogla kërkimore dhe sigurimin e arsimimit gjatë gjithë jetës.

Ndërsa, dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, ka shprehur mirënjohje për gatishmërinë e shkollave për të ndihmuar në realizimin e hulumtimeve shkencore dhe për të implementuar projekte të vogla me bazë në shkollë.