Fakulteti i Edukimit arrin marrëveshje me Universitetin e Lubjanës për shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik

Është arritur marrëveshja për shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik ndërmjet Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Lubjanës.

Këtë marrëveshje e ka nënshkruar sot rektori i UP-së Naser Sahiti  dhe rektori i  UL-së Igor Papic, njofton Fakulteti i Edukimit.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje parasheh që në dy vitet e ardhshme gjashtë studentë të nivelit master dhe të doktoratës nga Fakulteti i Edukimit të UP-së të qëndrojnë për një semestër në Fakultetin e UL-së.

Po ashtu, 6 mësimdhënës  nga dy universitetet do të kenë mundësi shkëmbimi për mësimdhënie.

Kjo marrëveshje është nënshkruar brenda ‘Erasmus Key Action 1.’