Fakulteti Filozofik. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fakulteti Filozofik në UP reagon për Draft Kodin Civil

Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës kanë reaguar pas diskutimeve  lidhur me Draft Kodin Civil të Republikës së Kosovës për rregullimin e martesave të personave me seks të njëjtë.

Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Punës Sociale dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, kanë thënë  “Inkurajojmë ligjvënësit dhe hartuesit e politikave nacionale të mbështesin zhvillimin e bazës ligjore dhe politikave publike, që janë në harmoni me të drejtat e njeriut, japin mundësi të barabarta dhe promovojnë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët”.

Tutje, në reagim këto departamente kanë shprehur gatishmërinë që të mbështesin proceset e shqyrtimit të përshtatshmërisë së bazës ligjore dhe të politikave për parandalimin e urrejtjes, paragjykimeve dhe diskriminimit të personave LGBTIQ+ dhe grupeve tjera të margjinalizuara në shoqëri.

“Homoseksualiteti nuk është çrregullim mendor. Asociacioni Amerikan i Psikologëve e ka larguar homoseksualitetin nga lista e çrregullimeve mendore që nga viti 1973 (Conger, 1975)”, thuhet në njoftim.