Fajde, shpëlarje parash, kanosje, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër pesë personave
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për vepra penale që lidhen me fajde, shpëlarje parash, kanosje dhe pengim i të provuarit në procedurë penale.
Të akuzuarit në këtë rast janë pandehurit: N.S., A.S; B. S., SH. S. dhe J.F.
Aktakuza është ngritur për vepra penale që dyshohet se janë kryer periudhën kohore 2020-2022 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material.
Njoftimi i Prokurorisë Speciale.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër pesë pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar
Prishtinë, 31 tetor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve N. S., A.S., B. S., SH. S. dhe J. F.
Aktakuza është ngritur kundër pesë (5) të pandehurve për shkak se për të njëjtit ekziston dyshimi i mirë bazuar se kanë kryer veprat penale:
- “Fajdeja”, nga neni 331 par 3 lidhur me par.1 dhe me nenin 77 dhe 31 të KPRK-së.
- “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.
- “Kanosja”, nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1 dhe me nenin 31 të KPRK-së.
- “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 paragrafi 2 i KPRK-së.
Rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 – 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdesë”- thuhet në njoftimin e plotë të Prokurorisë.