Ilustrim

Fajde në Pejë, viktima pagoi fajde katër vjet rresht

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e arrestimeve të tre personave në Pejë për fajde. KALLXO.com ka raportuar se rasti i fajdeve ishte zbuluar pasi viktima kishte tentuar të vetëvritej.

Policia e Kosovës thotë se viktime ishte detyruar të paguajë fajde që nga vitit 2015.

“Janë arrestuar tre persona pasi të njëjtit sipas viktimës e kishin detyruar atë t’i paguaj fajde nga viti 2015 deri me tani”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tek viktimat janë gjetur edhe 84 fishekë.

“Është bërë bastisje në dy lokacione ku janë sekuestruar disa gjera si dëshmi materiale po ashtu tek njëri i dyshuar janë gjetur rreth 84 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pejë: Goditen Fajdet, për 1 mijë e 700 euro viktima pagoi 90 mijë euro

www.kallxo.com