Fadil Nura jep dorëheqja nga pozita e deputetit

Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Ky vendim vjen pasi rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, në të cilat Nura doli kandidati më i votuar për kryetar komune.

“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë. Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me pergjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, ka shkruar Nura në rrjetin social “Facebook”.

Ndonëse ende rezultatet nuk janë certifikuar, Nura prin me 57,99%  përballë Bekim Jasharit që ka 40,7%.

Fadil Nura ishte bërë deputet duke zëvendësuar ish-shefin e tij, Kadri Veselin.

Mbrëmë edhe deputeti i PDK-së Bedri Hamza njoftoi se dorëhiqet nga pozitat e tij në Kuvend pasi fitoi Mitrovicën.

Në vend të Hamzës dhe Nurës, sipas numrit më të madh të votave pas tyre, deputetë të PDK-së do të jenë Rashit Qalaj dhe Isak Shabani.

Konflikti në paqe mes ‘njerëzve të luftës’