Fadil Nura betohet si kryetar i ri i Skenderajt

Kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura nga sot ka marrë edhe zyrtarisht këtë detyrë.

Nura gjatë seancës inauguruese është zotuar për angazhim maksimal në krijimin dhe avancimin e qytetarëve të Skenderajt.

Në Kuvendin Komunal të Skenderajt kanë bërë betimin edhe asamblistët e rinjë të kësaj komune.

Një ditë para betimit si kryetar, Fadil Nura, ka publikuar listën e drejtorëve që do të bëhen pjesë e qeverisjes së tij.

Në bazë të listës do të jenë 11 drejtori. Këtë listë të drejtorëve, Nura tha se “nuk ështe vetëm profesionale, është edhe kredibile!”.

Nga 11 drejtori, vetëm tri u janë besuar grave.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar më së shumti ulëse në Kuvendin Komunal të Skenderajt me 54.07%.  Ndërkaq e dyta radhitet Lista e Pavarur e Bekim Jasharit me 31.2% për qind. Më pas është Lëvizja Vetëvendosje me 5.06%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2.03%, Nisma Socialdemokrate me 1.87%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 1.06%, ndërsa rreth 4,44% të votave kanë shkuar për partitë tjera.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Bekim Jashari nga lista e pavarur “Ideal për Skenderaj” ka marrë 40,64% të votave kurse kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Nura, mori 57,99 %.

Konflikti në paqe mes ‘njerëzve të luftës’