Facebook tërheq frenat: Nuk do të ketë më aq shumë përmbajtje politike

Facebook po planifikon të zvogëlojë përmbajtjen politike në News Feed duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2021. Ky vendim i cili u raportua për herë të parë nga Axios, pason testet në SHBA, Kanada, Brazil dhe Indonezi në fillim të këtij viti, ku Facebook kufizoi përmbajtjen politike. Kompania planifikon të zgjerojë testet në Kosta Rika, Suedi, Spanjë dhe Irlandë, raporton Engadget.

“Kjo është në përputhje me dëshirat e komunitetit tonë,” deklaroi një zëdhënës i Facebook për Engadget, duke shtuar se njerëzit kishin thënë se shumë politikë është prezente në rrjetin më të popullarizuar në botë.

Ndryshimet do të zvogëlojnë sasinë e dezinformatave në Facebook nëse algoritmet kanë sukses në misionin e ri dhe fushatat politike do të duhet të krijohen nga një këndvështrim i ri në mënyrë që të arrijnë tek votuesit.

Gjithashtu, kësisoji, Facebook mund të bëhet një vend me më pak komente negative.