Facebook planifikon të largojë postimet me deklarime false për vaksinat

Facebook të hënën tha se ka në plan të largojë postimet me deklarata të gabuara rreth vaksinave nga platforma e tyre përfshirë këtu edhe pohimet se kjo vaksinë shkakton autizëm ose se është më e sigurt që njerëzit të kalojnë virusin sesa të marrin vaksinën.

Ndryshimi i politikave përmbajtjesore të këtij rrjeti social është rritur vitin e fundit që nga shfaqja e virusit COVID-19.

Në tetor, ky rrjet ua ndaloi njerëzve dhe kompanive të blinin reklama dhe shpallje që përfshinin informata të gabuara ose çorientuese rreth vaksinave.

Në dhjetor, Facebook tha se do largojë postimet me deklarime që janë diskredituar nga OBSH ose agjenci qeveritare.

Facebook tha se është konsultuar me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe institute tjera shëndetësore për sigurim të një liste me deklarime false dhe të gabuara rreth vaksinave për COVID-19 në përgjithësi. New York Times 

Përktheu: Ardita Zeqiri