Facebook

Facebook pezullon teknologjinë e identifikimit të fytyrës

Kompania Facebook thotë se po i jep fund një sistemi për identifikimin e fytyrës. Duke vënë theksin tek “shtimi i shqetësimeve mes shoqërisë” në lidhje me teknologjinë që mund të identifikojë automatikisht njerëzit në fotografi dhe video, kompania Facebook njoftoi se do të vazhdojë punën në këtë teknologji për të trajtuar problemet.

“Enti rregullator është ende në proces për të siguruar një sërë rregullash të qarta rreth përdorimit të tij”, shkroi në blog Jerome Pesenti, nënpresident i inteligjencës artificiale në kompaninë Facebook. “Mes kësaj pasigurie të vazhdueshme, ne besojmë se kufizimi i përdorimit të njohjes së fytyrës tek një grup i vogël rastesh është i përshtatshëm”.

Në bazë të vendimit, kompania Facebook do të eleminojë “shabllonet e identifimit të fytyrës” të më shumë se 1 miliardë njerëzve, njofton agjencia e lajmeve Reuters. Facebook tha se një e treta e përdoruesve të përditshmën kanë pranuar përdorimin e kësaj teknologjie. Fshirja e të dhënave do të kryhet deri në dhjetor, njoftoi kompania.

Kompania tha se një program që krijon përshkrime me zë të fotografive për personat me paaftësi shikimi do të funskionojë normalisht, por nuk do të përfshijë më emrat e individëve në foto.

Facebook, që ndryshoi emrin javën e kaluar në Meta, nuk duket se po i mbyll derën përgjithmonë teknologjisë për njohjen e fytyrës.

“Duke hedhur vështrimin nga e ardhmja, ende e shohim teknologjinë e njohjes së fytyrës si një mjet të fuqishëm, për shembull, për njerëzit që kanë nevojë të njëjtësojnë identitetin e tyre apo për të parandaluar mashtrimet dhe imitimet. Do të vazhdojmë të punojmë në këto teknologji dhe të angazhojmë ekspertë të jashtëm”, tha kompania Facebook.

Për këtë raport u përdoren disa tinformacione nga Reuters. /VOA