Facebook lanson BARS, një aplikacion i ngjashëm me TikTok për performuesit e muzikës rep

Facebook ka lansuar një aplikacion të ri të quajtur BARS, i dizajnuar në mënyrë të qartë për përformuesit e zhanrit muzikor rep (RAP) në mënyrë që të krijojnë dhe ndajnë aftësitë e tyre në këtë zhanër duke i përdorur ritmet e krijuara në mënyrë profesionale, shkruan revista amerikane Forbes.

Ky aplikacion i jep mundësinë përdoruesve që të përzgjedhin një nga ritmet e tyre të krijuara në mënyrë profesionale, atëherë kur reperët i shkruajnë tekstet e tyre dhe të regjistrojnë një video 60 sekondëshe mbi to. BARS gjithashtu mund të sugjerojë automatikisht mundësinë e rimës ndërkohë përdoruesit shkruajnë tekste këngësh. Aplikacioni gjithashtu ofron një fjalor rimash automatike për ata që e shënojnë veten si “fillestarë” në këtë aplikacion. 

Sipas njërit prej anëtarëve të ekipit të NPE, ekip ky brenda Facebookut, pandemia ka qenë një nga arsyet kryesore për krijimin e aplikacionit.

Më herët, vitin e kaluar, ekipi NPE i Facebook lansoi një aplikacion të ngjashëm muzikor të quajtur Collab, duke lejuar adhuruesit e muzikës që të krijonin këngë së bashku, secili duke siguruar pjesë të veçanta. Duket se përkundër përqendrimit në muzikë, BARS mund të shihet si një përpjekje tjetër e Facebook për të zhvilluar një konkurrent të aplikacionit TikTok.