Facebook e dënon Rusinë për 'heshtjen' e miliona njerëzve

Facebook ka reaguar pas vendimit të qeverisë ruse për ta ndaluar qasjen e qytetarëve rus në këtë platformë.

Në reagimin e tyre, Facebook thotë se vendimi për ta bllokuar rrjetin e mediave sociale do t’i ndërpresë miliona njerëz nga informacioni i besueshëm dhe një forum për t’i ndarë pikëpamjet e tyre.

Shumë prej mediave të mbështetura nga Kremlini janë përballur me kufizime në platforma të ndryshme në internet lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Moska.

“Së shpejti miliona rusë të zakonshëm do ta gjejnë veten të shkëputur nga informacioni i besueshëm… dhe do të heshtin nga të folurit”, tha Nick Clegg, nënkryetar i çështjeve globale në kompaninë Facebook.

Ai shtoi se do të bëjnë gjithçka për t’i kthyer shërbimet e tyre të Facebook në Rusi.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rivendosur shërbimet tona në mënyrë që ato të mbeten të disponueshme për njerëzit, për t’u shprehur në mënyrë të sigurt dhe për t’u organizuar për veprim”, tha ai.

Autoritetet ruse e kanë rritur presionin kundër mediave të pavarura.

Facebook më parë është përballur gjithashtu me kritika për lejimin e përhapjes së dezinformatave në platformën e tij, por ka thënë se merr masa për të kontrolluar postime të tilla./BBC