Rrjetet sociale foto REL AFP

Facebook dhe Instagrami përballen me probleme

Rrjeti social Facebook u përball me probleme në 24 orët e fundit, ndërsa bllokimi në Instagram filloi orë më parë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, kështu që përdoruesit në Twitter ankohen për statusin e aplikacioneve, raportojnë mediat e huaja.

Përdoruesit e Facebook ankohen se nuk mund të postojnë foto dhe komente tërë ditën, pasi aplikacioni është jashtëzakonisht i ngadaltë dhe ka probleme me regjistrim.

Në Instagram, situata ishte e ngjashme disa orë më parë.

Faqja ‘Downdetector’ thekson se problemi është veçanërisht i theksuar në ShBA dhe Britaninë e Madhe, por që ka vështirësi në të gjithë botën.