Foto: The Verge

Facebook dhe Instagram do t’i fshijnë grupet e targetuara të reklamave "sensitive" që lidhen me racën e politikën

Meta, emri i ri i kompanisë që ka në pronësi Facebook dhe Instagram, befas dëshiron të jetë më pak alarmues.

Sipas një postimi në blogun Meta for Business, kompania po i bllokon reklamuesit të cilët po përdorin opsione të detajuara të targetimit të reklamave që shfaqin reklama bazuar në angazhimin tuaj në çështje “të ndjeshme”, duke përfshirë racën ose përkatësinë etnike, pikëpamjet fetare, bindjet politike, orientimin seksual, shëndetin, dhe shumë më tepër, shkruan faqja amerikane për teknologjinë “The verge”.

“Kemi dëgjuar shqetësime nga ekspertët se shënjestrimi i opsioneve si këto mund të përdoret në mënyra që çojnë në përvoja negative për njerëzit në grupet e margjinalizuara”, shkruan Graham Mudd, zëvendëspresident i Meta-s për marketingun dhe reklamat.

Meta nënvizon se opsionet e detajuara nuk bazohen në të vërtetë në karakteristikat tuaja fizike ose zgjedhjet personale. Përkundrazi, ato janë ato që reklamuesit mendojnë se ju mund të jeni të interesuar bazuar në aktivitetin tuaj.

Megjithatë, targetimi i detajuar mund të jetë i dëmshëm. Reklamat grabitqare mund të ndjehen diskriminuese, të përforcojnë varësitë, të ndikojnë negativisht në sjellje dhe madje të shkaktojnë shqetësime mendore.

Meta po planifikon ta godasë tastin “fshirje” në shumë prej opsioneve të saj të detajuara por kjo vjen pas disa rasteve në të cilat Facebook iu desh të hiqte kategoritë e diskutueshme në të kaluarën.

Më parë, reklamuesit mund të kishin si shënjestrim reklamat për kategoritë dhe pseudoshkencën antisemitike. Ai gjithashtu i lejon kompanitë të shënjestrojnë reklamat e strehimit, punës dhe kreditit nga “afiniteti multikulturor” që mund të përjashtojë raca të caktuara.

Dhe vetëm pas skandalit të “Cambridge Analytica”, Facebook ndaloi së lejuari të dhëna të palëve të treta për shënjestrimin e reklamave në vitin 2018, duke i ndalur kompanitë që shisnin të dhëna, të tilla si, historia juaj e blerjeve reklamuesve.

Arsyeja për këtë ndryshim të fundit mund të ketë të bëjë me mbrojtjen e shëndetit mendor, por nëse shohim pamjen më të gjerë, Meta ka të ngjarë të përgatitet për rezultatin e përpjekjeve të BE-së për të formuar rregullore që ndalojnë reklamat e bazuara në gjurmim.

Sistemi global i reklamave të Meta-s nuk mund të filtrojë në mënyrë efektive zona të caktuara, kështu që do t’i duhet të çaktivizojë grupet e targetuara në të gjithë botën.

Në tremujorin e tretë të vitit 2021, të ardhurat totale të Facebook nga reklamat arritën në 28.2 miliardë dollarë, gjë që mund të shpjegojë pse ishte një vendim kaq “i vështirë” për t’u marrë, siç theksohet në postim. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi në Facebook, Instagram dhe Messenger me 19 janar të vitit 2022.