Facebook bie nga sistemi

Përdoruesit e Facebook kanë raportuar ndërprerje në faqe vetëm dy muaj pasi platforma u rrëzua duke i kushtuar kompanisë miliona.

Disa përdorues të Facebook kanë pasur probleme me aksesin në këtë faqe që nga ora 12:30 e pasdites së sotme.

Ka pasur qindra raportime për ndërprerje të Facebook në 24 orët e fundit, sipas Down Detector. Shumë prej tyre kanë hyrë në Twitter për të raportuar rënien.

“Ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë sa më shpejt që të mundemi”, thuhet në mesazh.

Ende nuk dihen shkaqet e problemeve të reja të gjigantit teknologjik/21Media/