Fabrika e sheqerit në Kroaci do prodhojë alkool mjekësor

Pasi është rritur kërkesa për alkool mjekësor për dezinfektim si shkak i coronavirusit, një fabrikë në Zupanja, qytet në Kroacinë lindore, ka vendosur të rifillojë prodhimin e alkoolit të pastër.

Përkundër që nuk ka prodhuar tash e tre vite, fabrika ka siguruar makineritë e nevojshme.

Zeljko Zadro, udhëheqës i fabrikës Viro të sheqerit, tha për Poslovni.hr, që kërkesa është e lartë por prioritet do jetë furnizimi i spitaleve, shkruan Balkan Insight.