Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Exit Poll i RTV Dukagjinit nxjerr Alban Hysenin fitues në Gjilan, Klan Kosova, Lutfi Hazirin

EXIT POLL i Ubo Consulting dhe RTV Dukagjini e ka nxjerr kandidatin e LVV, Alban Hyseni me 52.1 % të votave fitues të zgjedhjeve në Gjilan.

Sipas këtij EXIT POLL, Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë 47.9%. Margjina e gabimit sipas prezentuesit të sondazhit është 2 pikë të përqindjes.

Në anën tjetër, Exit Poll i Klan Kosova nxjerr fitues në Gjilan kandidatin nga radhët e LDK, Lutfi Haziri me 50.87 dhe Alban Hyseni nga LVV me 49.19%.

Exit Poll i Kanal 10 ka nxjerr fitues në Gjilan, kandidatin Lutfi Haziri me 50.05% dhe Alban Hyseni me 49.05%.