
Evropa po shpërbëhet në skenën botërore
Vizita e dështuar e Emmanuel Macron në Pekin javën e kaluar tregon më shumë se sa që duket fillimisht. Pasojat e menjëhershme – refuzimi i prerë i liderit kinez Xi-t për ta ndryshuar qëndrimin ndaj Ukrainës dhe këmbëngulja e mëpasshme e Macron-it se Franca nuk ishte nën përgjegjësinë e SHBA-së ose për këtë çështje tejet shqetësuese me atë që Kina mund ta bënte në Tajvan – duket si një kundërshtim i ashpër kombëtar ndaj Francës dhe një tërheqje nga Parisi zyrtar për ta shpëtuar fytyrën në mënyrë që ta fitojë favorin e Kinës. Dhe, është pikërisht kështu. Mirëpo, kjo shkon edhe përtej kësaj. Ka një dimension të fortë të BE-së në gjithë këtë debakli: ajo që vërtet tregon është dobësia dhe përçarja në rritje e Evropës kur ajo provon dorën e saj në projeksionin e fuqisë në skenën botërore.
Pika kyçe është se negociatat me liderin kinez Xi nuk ishin thjesht çështje franceze, por edhe një operacion i BE-së. Macron nuk shkoi i vetëm në Pekin: ai u shoqërua nga Ursula von der Leyen, e cila në mënyrë të qartë e shtoi peshën e Evropës në kërkesën e pasuksesshme ndaj Xi për ta braktisur mbështetjen e tij të fshehtë për Rusinë. Për më tepër, pak pas ngjarjes, Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, të cilit normalisht mund t’i besohet ta shprehë besnikërisht pikëpamjen e nomenklaturës së Brukselit, shprehu një nivel befasues të mbështetjejes për deklaratën e Macron. Ai iu referua me kujdes qëndrimit gjithnjë e më të favorshëm të liderëve evropianë ndaj idesë së shprehur të Macron për ‘autonominë strategjike’ larg Shteteve të Bashkuara.
Këto pika kanë rëndësi pasi prej tyre rrjedhin tri gjëra. Njëra është se, duke qenë se kundërshtimi i Xi-t iu adresua po aq BE-së sa Francës, çdo pretendim i BE-së për të vepruar si një bosht i fuqisë së butë midis Kinës dhe SHBA-së tani është dobësuar ndjeshëm.
E dyta është se Brukseli sinjalizon qartë se preferon që marrëdhëniet e qeta me Kinën të shihen për ta marrë anën e Tajvanit. Kujdesi specifik i Charles Michel mbi idenë se Evropa duhet ‘ta ndjekë sistematikisht pozicionin e Shteteve të Bashkuara për të gjitha çështjet’ duket shumë si një deklaratë e koduar që më tepër e mbështet qëndrimin e Francës dhe, për këtë çështje, të Gjermanisë. Kudo që Taipei kërkon ndihmë, shanset e tij për ta gjetur atë në Evropën Perëndimore nuk janë premtuese.
E treta është se njeriu duhet të jetë gjithnjë e më skeptik ndaj pretendimeve për unitetin evropian për çështje të këtij lloji. Në të njëjtën kohë që Brukseli me sa duket po i bënte të qarta mendimet e tij me marrëveshjen e vendeve të vjetra të BE-së, Polonia po e bënte mjaft të qartë pikëpamjen e saj. Pak para se të fluturonte në Amerikë për bisedime me Zëvendës Presidentin amerikan, Kryeministri Mateusz Morawiecki bëri një goditje të llogaritur me kujdes nga ana e Macron. Për sa i përket atij, lidhjet e ngushta të bashkëpunimit me SHBA-në ishin “themeli absolut” i sigurisë së Evropës. “Në vend të ndërtimit të autonomisë strategjike nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai, “Unë propozoj një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara.”As ai nuk ishte i vetëm. Diplomatë të shumtë të paidentifikuar, por të zemëruar nga Evropa Lindore, një i dyshuar kryesisht nga shtetet baltike, ishin gjithashtu jashtëzakonisht të hapur për atë që ata e shihnin si madhështinë e Francës, duke shprehur neveri ndaj idesë që njerëzit në Evropë duhet t’i shohin pozicionet e Kinës dhe SHBA-së në mënyrë ekuivalente, dhe duke e vënë theksin tek fakti se ishte koha që demokracitë të qëndronin së bashku. Me pikëpamje të tilla nga shtetet e BE-së me përvojë aktuale të qëndrimit kundër regjimeve joliberale, idetë e Evropës që flasin me një zë mbi çështjen e gjeopolitikës duken më shumë se kurrë si një ëndërr e çuditshme.
Ajo që e gjithë kjo mund të parashikojë është shfaqja e një mënyre të re të të bërit biznes ndërkombëtar në Evropë. Praktika tradicionale, sipas së cilës një dremitje nga kancelaritë e Berlinit, Parisit dhe Brukselit do ta diktonte efektivisht qëndrimin publik të bllokut të BE-së, nuk ka funksionuar jashtëzakonisht mirë (për shembull, dëshmojnë përpjekjet mjaft të ngathta të BE-së në bllokun ish-sovjetik, të cilat tani rrezikojnë ta absorbojnë atë në konfliktin midis armiqve të mëdhenj Armenisë dhe Azerbajxhanit). Me vendet e Evropës Lindore, shumë prej të cilave kanë prioritete dhe integritet ndërkombëtar shumë të ndryshëm nga Brukseli, tani më të hapura për pozicionet e tyre, shanset e saj për të mbijetuar janë pothuajse zero. Shtetet si Polonia, duke u rritur ekonomikisht në krahasim me kombet gjithnjë e më stagnante të Perëndimit dhe tani që aspirojnë haptazi të jenë fuqia kryesore ushtarake në BE, ka të ngjarë të udhëheqin me bindje dhe shembull. Nëse Brukseli nuk e merr këtë aluzion, duke preferuar të thirret në angazhimin zyrtar të BE-së për një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, ajo do të bëhet gjithnjë e më e parëndësishme.
Në politikën e brendshme të BE-së, e kemi parë gjithnjë e më shumë qendrën politike të gravitetit teksa lëvizën drejt lindjes. Tani duket jashtëzakonisht e mundshme që ne do ta shohim të njëjtën gjë të ndodhë në lidhje me çështjet e jashtme të saj. BE-ja komode dhe e parashikueshme që e kemi njohur për rreth 30 vitet e fundit po venitet shpejt para syve tanë; ne dhe Brukseli, më mirë të mësoheshim me të./The Spectator
Përgatiti: Nuhi Shala