Evropa përtej pritjeve, mbledh 1.15 miliardë euro për Shqipërinë pas tërmetit

Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar (26 nëntor) ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë, raporton Top Channel.

“Kemi dëshmuar solidaritet të jashtëzakonshëm me Shqipërinë sot,  kemi mbledhur forca dhe kemi arritur të mbledhim 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë. Kjo është një përpjekje e përbashkët, falenderoj çdo donator. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar. Kryeministër shpresoj që të nisni të vendosni gjërat në lëvizje, të mund të ndryshoni kushtet në terren, ne sërish jemi aty për ju”, u shpreh  Oliver Varhelyi, komisioner per zgjerimin.

Pas përmbylljes së Konferencës së Donatorëve, që u mbajt ditën e sotme në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, në fjalën e tij, kryeministri i vendit e ka cilësuar një mrekulli të gjithë ndihmën që i është ofruar Shqipërisë në këto ditë të vështira.

Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar (26 nëntor) ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë.

Fjala e plotë e kryeministrit:

“Kjo është në fakt ai moment i vërtetë, që fakti që unë nuk kam një fjalim me vete do të thotë shumë për pritshmëritë e mia. Kur po vinim këtu po spekulonim, nevoja ishte kaq e madhe, në qoftë se arrijmë në 40% të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% të vlerës mund të ndihemi se kemi pasur sukses. Dhe përtej 50% të shumës do ketë ishte një mrekulli.

Kjo ka qenë përtej imagjinatës të shfrenuar, nuk di çfarë të them!

Më lejoni të citoj diçka nga bibla: “Sepse në një frymë u pagëzuam, në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt.  Nëse një pjesëtar vuan, ne vuajmë se bashkë, nëse një pjesëtar nderohet ne të gjithë gëzohemi”.

E ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend i cili e ka vëllazërinë fetare, siç dhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ajo që ndodhi sot: Njerëzimi është një komb i vetëm, faleminderit shumë”.