Evropa i kërkon falje Italisë që e la vetëm në betejën me COVID-19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka kërkuar falje Italisë që e ka lënë të vetme në betejën e saj më pandeminë COVID-19.

“Po, është e vërtetë që askush nuk ishte i gatshëm për këtë”, ka thënë të enjten në Parlamentin Evropian Ursula von der Leyen.

”Po ashtu është e vërtetë se shumë nuk ishin në kohë aty kur Italisë i duhej ndihma krejt në fillim. Dhe po edhe për këtë, është e saktë që Evropa si e tërë kërkon thellësisht falje”, ka theksuar ajo, raporton BBC.

Më shumë se 21 mijë njerëz kanë vdekur në Itali si pasojë e virusit COVID-19. Ky është shteti me më së shumti vdekje në Evropë.

Teksa Italia kishte problem të parandalonte shpërndarjen e virusit në fillim të marsit, shtetet tjera si Franca dhe Gjermania nisën të aplikojnë pengesa në eksportim të maskave pavarësisht se BE-ja kishte thënë që këto veprime minojnë përgjigjen e përbashkët ndaj virusit.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!