Gjakova

Evakuime në Gjakovë për shkak të vërshimeve

Për shkak të vërshimeve, nëntë familje me së paku 80 anëtarë janë evakuuar në Gjakovë, thanë të shtunën nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

Këto familje, nga fshati Brekoc, janë strehuar përkohësisht në një lokacion tjetër. Në këtë fshat, një lagje të banuar kryesisht me romë, është vërshuar tërësisht për shkak të rritjes së nivelit të Lumit Erenik bëri të ditur Nehat Koqinaj, zëdhënës i Agjencisë për Menaxhim Emergjent.

Duke iu referuar gjendjes në Gjakovë, Koqinaj tha se situata aktualisht është nën kontroll dhe Agjencia ka kërkuar mbështetje edhe nga niveli qendror për sanimin e situatës.

Për shkak të reshjeve të shiut, që nisën në orët e para të 17 shtatorit, vërshime janë rapotuar edhe në Rahovec.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nga vërshimet nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale./REL