Foto: RTV 21
Eurovizioni 2023 do të mbahet në Liverpool
Liverpooli do të pres garën evropiane të këngës në vitin 2023. Eurovizioni do të zhvillohet në Liverpool më 13 maj.
“Kjo do të thotë gjithçka” – thotë drejtoresha e kulturës e qytetit, Claire McColgan. “Ne po e bëjmë atë për Ukrainën para së gjithash, për qytetin tonë të shkëlqyer dhe për njerëzit që vijnë këtu. Do të jetë e pabesueshme.”
Kryetari i Bashkisë së Liverpoolit, Roy Gladden tha se në Liverpool do të ketë festë si askund më parë.
Liverpool ka mposhtur qytetin e Glasgow për të qenë mikpritës i garës evropiane të këngës.
Mbretëria e Bashkuar do të organizojë Euvizionin 2023 pasi organizatorët vendosën se nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainën, për shkak të luftës.
Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi garën e vitit 2022 në Torino, derisa Sam Ryder i Britanisë së Madhe doli në vendin e dytë.
Mbretëria e Bashkuar ka pritur tetë herë Eurovizionin në të kaluarën, së fundmi në Birmingham në vitin 1998.
Ajo është zotuar të shfaqë kulturën dhe muzikën ukrainase në garën që do ta organizojë në majin e vitit të ardhshëm.