Europa Jugore dhe Lindore brengoset më tepër për emigrim se sa për imigrim

Shtetet e Europës jugore dhe lindore janë të shqetësuara më tepër për shkak të emigrimit se imigrimit, sipas një ankete të gjerë rreth qëndrimeve të 14 shteteve Evropiane, raporton The Guardian.

Në Spanjë, Itali , Greqi, Poloni, Hungari dhe Rumani, gjashtë shtete ku nivelet e popullimit janë në rënie shqetësuese, popujt thanë se emigrimi është ajo që po i brengosë ata më shumë se sa imigrimi, sipas një sondazhi të European Council on Foreign Relations (ECFR).

Rënia më e madhe është në Rumani, ku numri i popullsisë ka ra për 10 për qind që nga dekada e fundit si rezultat e eksodit te një pjese të popullsisë me shumicë nga rinia, për në Europën perëndimore.

Megjithatë, në shtetet veriore dhe perëndimore,  shqetësimet për imigrimin kanë tejkaluar ato në lidhje me emigrimin.

Sondazhi u krye për të vendosur çështjet kryesore shqetësuese, përpara zgjedhjeve parlamentare europiane në maj. Të 14 vendet e anketuara do të zënë 80 për qind e ulëseve në parlamentin e ri.

Sondazhi ka zbulu se edhe pse kjo temë ka dominu në fjalimet 5 vjeҫare të parlamentit në largim, europianët prapë se prapë janë tepër të shqetësuar në lidhje me migrimin.

Korrupsioni, nacionalizmi, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike, kanë qenë temat tjera kryesore që janë diskutuar.

Në total të anketës, 20 për qind  ishin të shqetësuar për emigrimin dhe 32 për qind të shqetësuar për imigrimin. Ky sondazh është përgatitur nga YouGov dhe janë pyetur rreth 50.000 persona.

Në disa shtete, aq ishte e madhe frika nga emigrimi, sa që një numër i madh i popullsisë besonte se bashkatdhetarët nuk duhet të lejohen të ikin nga vendi i tyre për një kohë të gjatë.

“Zgjedhjet e BE, janë promovuar si fushëbetejë në zemër të Evropës” ka thënë Mark Leonard, drejtor i ECFR, duke shtuar se nacionalistët ishin duke tentuar ta shndërrojnë votën në referendum për migrim.

Liderët popullist si Victor Orban (Hungari) dhe Matteo Salvini (Itali), po shikojnë mundësinë e vendosjes së temës së migrimit në qendër dhe para zgjedhjeve të 23-26 Majit, ku 374 milion vetë do të kenë të drejtën e votës për parlamentin e ri në 5 vjetet e ardhme. Qeveria Orbane së fundi ka shpërnda një paralajmërim frikësues në lidhje me migrimin në Bruksel.

Hungaria nuk ka pranuar të marrë refugjatë nën një sistem të kuotave të BE dhe vazhdon të bllokojë një ligj të BE që propozon një sistem të përhershëm të rishpërndarjes për azilkërkuesit.

Në aaralajmërimin që kan shpërnda thuhet: “Ata duan të vendosin kuotat e detyrueshme të zhvendosjes. ”

Orbán, i cili është nën presion për të lënë grupin kryesor të qendrës së djathtë të parlamentit Evropian, ka bërë thirrje që politika e migracionit të “tërhiqet nga komisioni dhe t’u kthehet në shteteve anëtare”. Shtetet anëtare të BE-së tashmë luajnë rolin vendimtar në politikën e migracionit.

Ndërsa Orbán ka zvogëluar sulmet e tij ndaj medias, pas presionit nga aleatët në partinë e Popullit Evropian, ai ka treguar që ai mund të rifillojë fushatën e tij anti-BE. “Detyra jonë tani është të informojmë vazhdimisht njerëzit për atë që Brukseli është në gjendje ta bëjë.”

Por numrat e imigracionit kanë rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të kaluara: në vitin 2018, numri i atyre që kaluan Detin Mesdhe ishte pak më shumë se 116,000 nga UNHCR, gati 90% nga ata që bënë udhëtimin në 2015.

Sondazhi zbuloi se radikalizmi islamik ishte tema kryesore e shqetësimit, shqetësuese për një në pesë evropianë, megjithëse frika ishte shumë më e lartë në vende si Belgjika, Franca dhe Hollanda sesa në Evropën Lindore.

Pothuajse në të gjitha vendet, shumica e njerëzve ranë dakord që mjedisit duhet t’i jepet përparësi edhe nëse dëmton rritjen ekonomike.

Por të dhënat treguan gjithashtu një masë të gjerë shqetësimesh që rriten në vende të ndryshme.

Ne Itali, Rumani dhe Greqi, ekonomia ishte shqetësimi i dytë me radhë. Në 7 shtetet si, Italia, Rumania, Spanja, Greqia dhe Slovakia, më tepër se 50% i popullsisë pasi u anketuan thanë se shqetësimi kryesor ishte korrupsioni.

Disa ekspertë kanë paralajmëruar partitë qendrore dhe ato tradicionale kundër pranimit të një storje pro-BE kundrejt narrativës anti-BE, nga frika se kjo do të forcojë vetëm popullistët duke vendosur argumente të qëndrueshme.

Zgjedhjet Evropiane janë gara e dytë më e madhe elektorale në botë, pas zgjedhjeve indiane. Votuesit në 27 vende do të zgjedhin 705 anëtarë të Parlamentit Evropian, të cilët do të marrin detyrën më 2 korrik. Mbretëria e Bashkuar nuk është planifikuar të marrë pjesë në votime dhe do të duhet të informojë BE-në deri më 12 prill nëse dëshiron të zgjedhë anëtarët e Parlamentit Evropian, do të thotë një vonesë e gjatë në Brexit.

 

Përgatiti: Fillor Muja