Viola Von Cramon

Eurodeputetja: Presioni i Thaçit ndaj deputetëve është i papranueshëm

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka reaguar pas votimit të qeverisë së re të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

Cramon duke uruar zgjedhjen e Hotit kryeministër ka kritikuar presionin e jashtëzakonshëm nga liderët e LDK dhe presidenti Hashim Thaçi.

Cramon në reagim ka thënë se nga burimet ka kuptuar se Thaçi ka vizituar deputetët, duke siguruar votat për qeverinë Hoti.

Cramon thotë se nëse kjo është e vërtetë, atëherë roli i parlamentit është minuar. Një presion i tillë sipas saj është i papranueshëm për shkak se anëtarët e Kuvendit duhet të votojnë në mënyrë demokratike.

“Do të dëshiroja një punë të suksesshme për Z. Avdullah Hoti dhe qeverinë e tij në Prishtinë. Qeveria ka shumë për të bërë, këto janë kohë thelbësore si për çështjet e brendshme ashtu edhe ato ndërkombëtare, shpresoj se qeveria e re do të jetë në gjendje të ekzekutojë reforma dhe të punojë për një Kosovë më të mirë. Sidoqoftë, ne nuk mund të bëjmë një sy të verbër në rrethanat e zgjedhjes së Z. Hoti. Anëtarët e zgjedhur në mënyrë demokratike në Parlamentin e Kosovës ishin nën presion jashtëzakonisht nga udhëheqja e LDK-së dhe nga Presidenti Thaçi. Burime të ndryshme pohuan se presidenti vizitoi personalisht ata deputetë të Kuvendit, vota e të cilit për qeverinë e re u sigurua. Nëse këto pretendime janë të vërteta, është një sinjal shumë i keq dhe tregon që roli i Parlamentit, i cili garantohet me Kushtetutë, është minuar. Si parlamentare, unë e gjykoj të papranueshme presionin ndaj anëtarëve të Kuvendit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Është baza e demokracive tona që deputetët mund të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë dhe ndërgjegjes më të mirë”, thuhet në deklaratën e saj.