Viola Von Cramon

Eurodeputetja-Pacollit: Pyeteni presidentin e Francës pse ngurron t'ua heq vizat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon pas polemikave me Emisarin Special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi , Richard Grenell lidhur me dialogun dhe vizat është përfshirë në diskutime edhe si dhe me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Von Cramon fillimisht e kishte pyetur Grenellin e ku janë rezultatet e marrëveshjeve të nënshkruara nën mbikëqyrjen e këtij të fundit për hekurudhua, autostrada dhe fluturime.

Ndërkaq, Richard Grenell i ka replikuar duke i thënë asaj se pse Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat për Kosovën në vend se të kritikon administratën Trump.

Pas kësaj ka shkruar në Twitter edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli duke thënë se është momenti i fundit që pas rekomandimit të Komisionit Evropian, shtetet e BEssë ta japin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Von-Crammon ka reaguar ndaj Pacollit, duke thënë se është në dorën e Këshillit të Bashkimit Evropian heqja e vizave të Kosovës, por për këtë çështje duhet pyetur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron .

“Siç ia shpjegova, Richard Grenellit, është në dorën e Këshillit të Bashkimit Evropian të vendosë për këtë çështje. Fatkeqësisht. Por nëse ju dëshironi të luani një rol konstruktiv këtu, thirreni në telefon Presidentin Emmanuel Macron pse ai është kaq hezitues për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ju do të befasoheni me përgjigjen e tij”, ka shkruar Von Cramon.