EULEX përkujton 24 viktimat e aeroplanit që u rrëzua në verilindje të Mitrovicës në vitin 1999

Me një ceremoni të vendosjes së kurorave me lule, kontigjenti italian i EULEX-it i përkujtoi 24 viktimat e rrëzimit të fluturimit 3275 në verilindje të Mitrovicës më 12 nëntor 1999.

“Një delegacion i stafit italian të Eulexit ka përkujtuar 24 burrat dhe gratë që humbën jetën në mënyrë tragjike më 12 nëntor 1999 kur aeroplani çarter i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i njohur si fluturimi 3275, u rrëzua në kodrën e malit Piceli, në verilindje të Mitrovicës”- thuhet në njoftimin e Eulex-it.

Viktimat kishin qenë kryesisht zyrtarë ndërkombëtarë dhe punëtorë humanitarë.

EULEX u shprehën se kanë kaluar 23 vite, por do t’i kujtojnë gjithmonë.

“Kanë kaluar 23 vite, por gjithmonë do t’i kujtojmë”- thuhet tutje në njoftim.