Ilustrim

EULEX ndihmon një shkollë të Drenasit me pajisje në vlerë 10 mijë euro

Misioni për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, ka dhuruar pajisje shkollore për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Arif Shala” në Korroticë të Ulët të Drenasit.

Vlera e pajisjeve është mbi 10 mijë euro. Ata kanë dhuruar 10 laptopë, 5 PC work, 12 makina fotokopjuese, 10 tabela white board magnetike, material për zyre dhe inventar të nevojshëm për lehtësimin e procesit mësimor.

Drejtori i shkollës, Murtez Shala, ka falënderuar misionin e EULEX-it për dhurimin e këtyre pajisjeve dhe ka shtuar se këto mjete do t’i ndihmojnë përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Foto: Komuna e Drenasit
Foto: Komuna e Drenasit
Foto: Komuna e Drenasit