EULEX ndihmon kthimin e 12 kosovarëve nga Polonia dhe Çekia

12 shtetas kosovarë janë kthyer sot në Kosovë nga Polonia dhe Çekia.

Kështu ka njoftuar EULEX përmes një publikimi në Twitter duke shkruar se ka financuar fluturimin e tyre nga Varshava në Kosovë.

“Mirë se vini në shtëpi! 12 shtetas të Kosovës të bllokuar në Polonia dhe Çeki u sollën në shtëpi në sajë të një fluturimi nga Varshava të financuar nga EULEX. Mbështetja e palëkundur e BE për Kosovën në veprim”, thuhet në njoftimin e EULEX në Twitter.

Për kthimin e tyre ka njoftuar dje edhe ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku përmes një konference për media.