EULEX jep detaje për arrestimin e Salih Mustafës

Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka njoftuar se ka asistuar në arrestimin e personit të parë të Gjykatës Speciale.

Në një njoftim për media, EULEX tha se ka dhënë “përkrahje operacionnale dhe logjistike” Gjykatës Speciale.

“Siç është cekur në komunikatën për shtyp, të lëshuar sot nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZSP), sot në Kosovë është arrestuar Salih Mustafa  nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të urdhërarrestit, urdhrit për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike ZSP-së në bazë të mandatit të tij dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës”, njofton EULEX.

Sot, për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së njoftoi edhe Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale arreston Salih Mustafën

www.kallxo.com