EULEX-i dhuron pajisje teknologjike për Sistemin Prokurorial të Kosovës

Një numër i kompjuterëve, monitorëve, telefonave dhe pajisjeve tjera është dhënë donacion për Sistemin Prokurorial të Kosovës nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, Eulex.

Këto pajisje sipas EULEX do të shërbejnë për nevojat e punës së stafit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

“Pranimdorëzimi i këtij donacioni është bërë nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Shefi i Stafit të EULEX-it, Matthias Zander”, thuhet në një komunikatë për media.

Tutje u tha se Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka vlerësuar bashkëpunimin e sistemit prokurorial me EULEX-in.

“Ai ka thënë se e vlerësojnë dhe e falënderojnë këtë mision për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin për sistemin prokurorial”, u tha në këtë njoftim,

Sipas të njëjtit njoftim Shefi i Stafit të EULEX-it, Matthias Zander ndër të tjera thuhet se ka thënë  se ky donacion është rrjedhë e bashkëpunimit të mirë të EULEX-it me institucionet e sistemit prokurorial të Kosovës.​