EULEX- Hysni Gucati u arrestua pasi pati fletarrest

Në një njoftim për media EULEX-i ka thënë se Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës është arrestuar në bazë të një fletarresti dhe një urdhri për transferim për në Hagë.

“Hysni Gucati u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Tutje ata kanë thënë se Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.

KALLXO.com raportoi  gjatë ditës së sotme në lidhje me bastisjet e zyrave të OVL-UÇK-së në Prishtinë disa ditë pasi ata pranuan disa dosje të cilat pretendohej se janë të Gjykatës së Hagës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Përfundon bastisja në OVL të UÇK-së, EULEX largohet me shumë dosje të konfiskuara – PAMJE

.