"EtnoFest 2024”. Foto: EtnoFest.

“EtnoFest” i etur për ndryshime në qasjen ndaj traditës

Dita dhe nata e katërt e “EtnoFestit” vërtetuan konceptin e festivalit ku të gjitha programet rrjedhin spontanisht dhe duket se janë krijuar aty apo janë të integruara natyrshëm në temën bosht të festivalit që sivjet është lumturia, e cila është e kushtëzuar nga dashuria dhe liria qoftë si vlera universale njerëzore apo të veçanta që shpërfaqen në “EtnoFest”, e që kanë për ekstrakt traditën.

“Etja” për ndryshim apo Mario Biagini zbërthen Grotovskin

Gjatë gjithë ditës, Mario Biagini ka punuar me aktorët në projektin “Etja” përmes të cilit projekt aktorët prekin mundësi të reja të shprehjes aktoriale. Biagini insiston tek instalimi i gjendjes së personazhit që pastaj intonimi i veprimit të jetë produkt i qëllimit të tij. Procesi përmes të cilit arrihet harmonia marrëdhënies kur thënia e trupit dhe fjalës bëhet unike në veprimin e personazhit duke “shfrytëzuar” të gjitha mundësit e shfaqura dhe të fshehta të aktorit. Një përvojë unike për të gjithë pjesëmarrësit e “Laboratorit Grotovski” që lodhjen e masin me kënaqësi.

Shfaqja “Jepi ngjyra jetës” një formë e teatrit të padukshëm

Një performancë programatike që kishte për temë të drejtat e gruas dhe luftën e saj për barazi. Tema prekte aktualitetin duke pasur në dijeni rastet e vrasjeve të fundit ku viktima janë gratë.

Aktoret Anisa Ismaili dhe Fitore Bruqi dolën në një skenë të varfër si skenografi me disa rekuizita aq sa u duheshin për të rrëfyer rrugët e tyre jetësore në përpjekje për një status më të avancuar në shoqëri, që është edhe mesazhi i shfaqjes e cila në aspekt të interpretimit ishte natyraliste me një gjuhë të rëndom, pa ndonjë strukturë dramaturgjike por e mbështetur kryesisht tek mesazhet që përqon.

Duke pirë kafe llafosen për jetën. Njëra ka pasur dëshirë të bëhet piktore dhe ia ka dal, tjetra ndrydhjet e brendshme i ka liruar duke shkruar. Duke afishuar idenë se arti është terapi për të tejkaluar problemet shoqërore dhe psikologjike depresionin, ankthin. Përveç këtij mesazhi shfaqja në mënyrë deklarative afishojë edhe mesazhe tjera si “Nuk ka qeli që mund të mbajë të burgosura ëndërrat”. Pra dëshirat janë të realizueshme vetëm duhet përkushtim dhe dashuri.

Shfaqja si tipologji ndoshta mund të përkufizohet si teatër social apo teatër i padukshëm që ndodhë atëherë kur spektatori bëhet personazh i shfaqjes duke gjetur aty mediumin për të bërë publik problemin.

Andaj në fund të shfaqjes, sado me ftesën e aktoreve dolën në skenë një grua e cila tregojë se rritë një fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa një burrë doli në skenë dhe tregoj se si prindërit biologjik e kanë lënë te xhamia, dhe pasi është shpallur i vdekur e kanë marrë dhe rritur prindër tjerë.

Të dyja rrëfimet sa ishin emocionuese aq edhe kurajoze dhe motivuese për zgjidhjet e mundshme që ofron jeta.

Andaj edhe mesazhi final i shfaqjes ishte në frymën e temës bosht të festivalit: thirrja për të gjetur lumturinë e cila rri galuç  tek secili vetëm se duhet krijuar vlera jete që ajo të manifestohet.

Gatimet tradicionale

Pjesë e programit të ditës së katërt ishte edhe demonstrimi i gatimeve të flisë, piteve me presh (purri), kungull, djath e bukë nore.

“Etno neja” me grupin “Don’t listen to your neighbors

Grupi këndojë këngë të vjetra të lehta e të popullarizuara në stilin jazz. Gjuha improvizuese e jazz-it i thirri në këndim edhe mysafirët e shumtë të cilët kënduan bashkë me grupin deri në orët e vona. Të ngazëllyer me mundësinë unike që ofron festivali “EtnoFest” duke ofruar një ambient unik me shumë ngjarje kulturore dhe artistike, ku përveç muzikës, teatrit, pikturës e skulpturës mund të shijojnë edhe gatimet tradicionale.

Në mos kush tjetër fëmijët do kërkojnë : “Nënë dua një bukë pogaçe” dhe kur kjo ndodhë atëherë mund të konstatojmë. Po festivali e rifitojë traditën.

Konstatim

Patadoksalisht me thirrjet apo mesazhet për statusin e gruas për barazi gjinore, të drejtat problemet në marrëdhëniet burrë – grua të cilat u  trajtuan në dy shfaqjet e para në “EtnoFest”: “Dashuritë e presidentit” dhe “Jepi ngjyra jetës” interpretet ishin vetëm gra-aktore.

Shënim: Titulli është edituar më 16.08.2024, në ora 08:30