ETEA ju bën thirrje krijuesve të shkruajnë për Prishtinën 

Organizata ETEA në bashkëpunim edhe me Komunën e Prishtinës dhe Librarinë “Dukagjini” në Prishtinë ka hapur thirrjen publike, “Shkruaj Prishtinës”. 

Përmes kësaj thirrje ftohen të gjithë krijuesi letrarë që të konkurrojnë me krijimet e tyre  dedikuar kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, përmes poezive apo tregimeve të ndryshme.  

Përmes një komunikate për media, ETEA njofton se këtij aktiviteti që në fund do të kurorëzohet më botimin e një libri, mund t’i bashkohen të gjithë ata që shkruajnë apo kanë dëshirë ta sfidojnë vetën në e letërsisë. 

 Në thirrjen e publikuar kërkohet që aplikuesit t’iu përmbahen disa kritereve: përcaktimi për njërin nga zhanret letrare si poezi apo tregim; poezitë të mos jenë më të gjata se 1,000 karaktere ndërsa tregimet deri në 2,200 sosh; dialekti sipas vullnetit individual. 

Sipas komunikatës, shkrimet duhet dërgohen adresën elektronike organizatës ETEA largu deri datë 02 maj 2020.   

“Tekstet e dërguara, fillimisht do të dizajnohen dhe do të publikohen çdo ditë, që nga data 27 prill, në grupin e rrjeteve sociale ‘#rriNshpi me neve’ dhe 3 autorët – shkrimet e të cilëve marrin më shumë pëlqime – do të përfitojnë libra nga libraria Dukagjini. Pas normalizimit të situatës aktuale, organizatorët planifikojnë të botojnë librin me dyzet (40) shkrimet më të mira i cili do të promovohet në një ngjarje publike të organizuar enkas për këtë qëllim”, thuhet në njoftimin e ETEA-s për thirrjen “Shkruaj Prishtinës”. 

 Po sipas ETEA-s, kjo iniciativa ka lindur si pjesë e shumë aktiviteteve kulturore që Komuna e Prishtinës është duke organizuar gjatë kësaj kohe të pandemisë në mënyrë që këto ditë izolimi të kalohen më lehtë dhe me më shumë produktivitet.  

Po ashtu, veprimtaritë e tilla u ofrojnë mundësi personave ndryshëm talenteve dhe aftësive tyre t’iu japin një shtysë madhe, e cila, pse jo, mund jetë pikënisje e karrierës tyre. 

Për këtë aktivitet organizatorët kanë hapur edhe një event në rrjete sociale të cilin mund ta vizitoni përmes vegzës, si vijon: https: https://www.facebook.com/events/1242987045908776/