Eskorta e Kurtit del nga kampi i Njësisë Speciale në Mitrovicë

Eskorta e kryeministrit Albin Kurti është parë sot pasdite duke dalë nga kampi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës “Belvedere” në Mitrovicën e Jugut.

KALLXO.com ka tentuar të konfirmojë nga Qeveria praninë e Kurtit në këtë kamp apo edhe arsyen e qëndrimit aty por nuk ka arritur.

Përgjigjet e vetme që janë dhënë nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, janë: “Vazhdoni pa ne” dhe “Po them që mos prit përgjigje”.

Kryeministri Kurti sot pati një vizitë në Mitrovicë.

Ai mori pjesë në demonstrimin e xhudos nga kampionia olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi.

Ky event u organizua nga Federata e Xhudos së Kosovës në sallën sportive “Minatori” në Mitrovicë.