Eskalon protesta në Prizren ku po jepej vendimi për të akuzuarin për krime lufte

Protestues në Prizren ia kanë mësyrë dyerve të Gjykatës së Prizrenit derisa brenda po merrej vendimi për të akuzuarin për krime lufte, Darko Tasiq.

Familjarë të viktimave gjatë luftës së fundit në Krushë të Vogël të Prizrenit kanë protestuar disa herë para kësaj gjykate duke kërkuar dënimin e kriminelëve të luftës.

Ndër të dyshuarit për krime në Krushë të Vogël është edhe Darko Tasiq që sot u dënua me 22 vite burgim.

Pas shpalljes së vendimit për Tasiqin, protestuesit kanë tentuar që të hyjnë brenda stacionit të policisë që është prapa gjykatës dhe kanë sulmuar automjetin me të cilin po bartej i akuzuari Tasiq.

KALLXO.com mëson se nga përplasja me policinë, disa protestues kanë pësuar lëndime.