gabriel escobar

Escobar: Përgëzoj të dyja palët për arritjen e një marrëveshje të vështir por të domosdoshme

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar pas përfundimit të takimit në Ohër është deklaruar para mediave.

Ai ka thënë se përgëzon të dyja palët për arritjen e një marrëveshje që sipas tij ka është mjaftë e vështirë, por që është edhe e domosdoshme për të gjetur një marrëdhënie paqësore dhe afatgjate.

“Kjo jo vetëm që hap rrugën për integrimin evropian dhe euroatlantik por edhe për paqen rajonale në Evropë, pra dua të them se e çmoj shumë punën e kolegëve evropian“ – ka thënë Escobar.

Tutje ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë të mundur për ta mbështetur politikisht, ekonomikisht dhe çdo mënyrë tjetër të mundur për ta bërë paqen në Ballkan një realitet të vërtetë.

Para mediave është deklaruar edhe shefit të diplomacisë evropian Josep Borrell. Ai tha se Kosova dhe Serbia janë dakorduar në zbatimin e aneksit të marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes vendeve.

“Kemi diskutuar për 12 orë dhe jam i gëzuar të ju njoftoj që më në fund ne kemi një marrëveshje që si do të bëhet. Mund të ju njoftoj se Kosova dhe Serbia janë dakorduar në zbatimin e aneksit të marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre” – ka deklaruar Borrell.

“Si pjesë e këtij aneksi, palët janë përkushtuar për të nderuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar të gjitha obligimet. Ky rezultat vie pas negociatave të vështira, nuk mund ta fsheh”- shtoi ai.

Në anën tjetër, një deklarim para mediave pati edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në këtë takim nuk ka nënshkruar asgjë.

“Sot ka qenë ditë në të cilin është dashur të bisedojmë për planin imanentes. Diçka jemi dakorduar. Këto pika për te cilat jemi dakorduar do të bëhen pjesë e kornizës së bisedimeve. Këshilli i Evropës do të vlerësoj zbatimin e planit ky plan do të zgjerohet, edhe pse mua nuk do të më pengonte të mbetej kështu si është. Formimi i Asociacionit është arritja më e madhe që është bërë për dakordimin brenda këtij plani” u shpreh Vuçiq.

Takimi trepalësh në mes të kryeministrit Kurti, presidentit serb Vuçiq, Borrell si dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka filluar rreth orës 15:30 dhe ka zgjatur për më shumë se gjashtë orë.

Përpara se të ulen së bashku në tavolinë, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime bilaterale me Borrell dhe Lajçak, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i Ohrit vie pas takimit të 27 shkurtit në të cilin palët ishin dakorduar për planin e BE-së por nuk kishin nënshkruar ndonjë marrëveshje.

Po atë natë u bë publike edhe përmbajtja 11 pikëshe e planit franko-gjerman i cili ishte përmendur në publik që nga shtatori i vitit të kaluar.

Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian e ndërmjetëson këtë proces, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk janë palë në dialog, e mbështesin atë.